RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Dialogu Kosovë – Serbi në një qorrsokak, nuk po shoh asnjë rrugëdalje

konjufca:-dialogu-kosove-–-serbi-ne-nje-qorrsokak,-nuk-po-shoh-asnje-rrugedalje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca pas mbledhjes së Kryesisë, para gazetarëve ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme.

Para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se dialogu në formatin qysh ka qenë nga viti 2011, e pati arkivolin më 24 shtator, pra kur ndodhi sulmi në Banjskë vitin e kaluar.

“Dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 2011, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, ka thënë Konufca.

Tutje, Konjufca ka thënë se për shkak të njëanshmërisë së Bashkësisë Ndërkombëtare duhet një drejtim i ri.

“I takon Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka dëshiron, nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete nëse dëshiron edhe ende mendon që principi i marrëveshjes së Ohrit me funksionu palët si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara ashtu siç shkruan. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare e ndan mendjen me ec në këtë rrugë, Kosova është e gatshme. A nëse do me i mbyll sytë dhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovës, asnjë reagim nuk e pash nga Brukseli e as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Bashkësia është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë për këtë arsye duhet një drejtim krejt i ri”, tha Konjufca.

Tutje, ai tha se për sulmin në Banjskë faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar.

“Faktorët ndërkombëtar kanë qenë shumë të rezervuar për sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së rezultatit të hetimit sa i përket sulmit në Banjskë. Kjo nuk do të thotë që hetimet nuk ekzistojnë dhe nuk do të thotë që raportet nuk ekzistojnë, nuk janë përfunduar”, shtoi ai.

Related posts

Basha në Preshevë, takon kryekomunaren Ardita Sinani: Spastrimi i heshtur etnik, të reagojnë ndërkombëtarët

admin

Atentati ndaj Donald Trump, VOA: Autori mbetet ende një enigmë për autoritetet

admin

Vendet më ekonomike për t’u vizituar gjatë dimrit

admin