RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet më ekonomike për t’u vizituar gjatë dimrit

vendet-me-ekonomike-per-t’u-vizituar-gjate-dimrit

Rritja e çmimeve nëpër botë duket se ka ndryshuar edhe mënyrën se si njerëzit udhëtojnë.

Kostoja e gjithçkaje rritet, nga një filxhan kafe te një dhomë në hotel, por janë disa qytete ku udhëtimi mund të jetë një “marrëveshje e mirë”.

Në verë, për shembull, Varshava kushtonte gjysma e një udhëtimi në Paris. Edhe Krakovi dhe Sofja në Bullgari kishin çmim të mirë gjatë vitit 2022.

Economist Intelligence Unit (EIU) publikoi së fundi Indeksin Botëror të Kostos së Jetesës në vitin 2022 (Worldwide Cost of Living Index).

Nju Jorku dhe Singapori renditen në vendin e parë, kurse Tel Avivi, qyteti më i shtrenjtë në vitin 2021, renditej i treti.

Arsyeja kryesore se pse Nju Jorku kryeson renditjen është inflacioni i lartë këtë vit. Në Nju Jork, një vakt jashtë shtëpisë është rritur me 38% nga viti 2021. Edhe San Francisko e Los Anxhelos janë aktualisht ndër metropolet më të kushtueshme në nivel botëror.

Trivago Hotel Price Index ka llogaritur së fundit vendet ku çmimet janë rritur më shumë – në Romë për shembull, çmimi i një dhome hoteli është rritur me 38%. Megjithatë nuk janë vetëm dhomat e hotelit që duhet të paguhen. Kostoja e një taksie, një gotë birrë, një koktej, një drekë apo darkë jashtë – gjithçka ndikon në rritjen e kostos.

Në Stamboll, për shembull, ndërkohë që kostoja e një gote birre ka mbetur relativisht e ulët, inflacioni në Turqi ka rritur çmimin e pjesës më të madhe të pijeve alkoolike me 123%.

Qytetet që kanë regjistruar rritjet më të larta të çmimeve që nga viti 2021

1. Stamboll, 138%

2. Singapor, 58%

3. Vankuver, 48%

4. Toronto, 46%

5. Reikjavik, 35%

6. Santiago, 32%

7. Madrid, 31%

8. Rio de Zhaneiro, 29%

9. Las Vegas, 23%

10. Nju Jork, Athinë dhe Varshavë, 21%

Qytetet që kanë regjistruar më pak rritje çmimesh që nga viti 2021

1. Kuala Lumpur,-10%

2. Delhi, -8%

3. Dubai dhe Manila, -3%

4. Auckland, 1%

5. Bangkok, 3%

6. Johanesburg, 4%

7. Bruksel dhe Majami, 6%

8. Tokio dhe Zyrih, 7%

Disa agjenci udhëtimesh këshillojnë të rezervoni përpara udhëtimin në vitin 2023, dhe të “fiksoni” çmimet, duke prenotuar “all-inclusive” (gjithçka e përfshirë), gjë që do të thotë se nuk do të paguani më shumë për ushqimin dhe pijet edhe pse inflacioni vijon të jetë një problem në gjithë botën. /albinfo

Related posts

Alarmon presidenca për lëvizjet e Serbisë: Po e shkel sovranitetin e Kosovës, po vepron si Rusia në Ukrainë

admin

Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore

admin

Rusia bën thirrje për vëzhgues ndërkombëtarë në Gaza

admin6