RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca i fton deputetët ta tejkalojnë përleshjen e të vazhdojnë Seancën Plenare

konjufca-i-fton-deputetet-ta-tejkalojne-perleshjen-e-te-vazhdojne-seancen-plenare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka ftuar deputetët ta tejkalojnë përleshjen e mëhershme në Kuvend pak më parë dhe të vazhdojnë me pikat tjera të rendit të ditës, raporton teve1.info

Konjufca tha se është pajtuar me kryeministrin Kurti që ta tejkalojnë pikën ku ishte duke u diskutuar për Qeverinë dhe të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës, dhe për këtë kërkoi edhe mirëkuptimin e partive tjera në Parlament.

“Pi ju thërras për një minimum, sjellje demokratike që do t’i kishte gëzuar qytetarët tanë. Ne nuk i kemi kursyer fjalët ndaj njëri-tjetrit por ato janë fjalë, në momentin kur kalohet nga fjalët në goditje nuk janë veprime që trajtohen vetëm në Kuvendin e Kosovës, ato e tejkalojnë Kuvendin, me ato pastaj merret krejt një pushtet i veçantë e që është ai i drejtësisë. A është për deputetin si posti më fisnik që konsideroj unë e denjë një sjellje e tillë? Edhe unë e di që në shpirtin e secilit po ndiheni kështu si unë.

Bisedova me kryeministrin, ai po heq dorë nga fjala e tij të cilën e pat dhe nëse ne e kemi një mirëkuptim për me vazhdu me një pikë tjetër, e kalojmë atë krejt që ishte pjesa e qeverisë dhe vazhdojmë tek pyetjet parlamentare. Atëherë këtë mendoj që e presin qytetarët prej nesh dhe pastaj gjithë ato tjerat nuk na takojnë neve si deputet, me to duhet të merren organet tjera që e kanë institucionet e drejtësisë”, tha Konjufca.

Related posts

Egjipti paralajmëron kundër sulmit tokësor izraelit në Rafah, bën thirrje për armëpushim në Gaza

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Bangladesh përshëndeten si “fitore e demokracisë”

Hevzi

Presidentja Osmani priti kryeministrin e Irlandës, Varadkar

admin