RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

konjufca-takon-sorensenin-ne-bruksel:-dialogu-me-serbine-duhet-te-perfundoje-me-njohje-reciproke

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me kryenegocitatorin Agron Bajrami kanë takuar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e dialogut për normalizim me Serbinë.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për angazhim kontruktiv dhe synim që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke.

“I kënaqur të presësh Sørensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë. Së bashku me Kryenegociatorin tonë@AgronBajrami, ne riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive — me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.

Related posts

Shpërthime dhe të shtëna pranë pallatit presidencial në Venezuelë

Muhamet Ramadani

Kurti: Opozita po bllokon qeverisjen, sjellje jokushtetuese dhe mosnjohje e vullnetit popullor

admin

Ku përfundojnë rusët që dezertojnë nga lufta në Ukrainë?

Irfan Jahiu