RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konkursi për policë mbetet i hapur edhe një javë

konkursi-per-police-mbetet-i-hapur-edhe-nje-jave

Edhe shtatë ditë është i hapur konkursi për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës, për katër komunat në veri.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zyra për media në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur kandidatë të interesuar nga komunitete të ndryshme për aplikim. Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023”, thuhet në përgjigjen e policisë për IndeksOnline.

Ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë, sipas policisë, do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.

“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, ç’do herë ka inkurajuar dhe vazhdon ti inkurajon dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Rikujtojmë se ky konkurs është shpallur pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve të policisë nga komunitetet, në katër komunat në veri

Related posts

Shumë të rinj amerikanë mendojnë se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

rezart morina

Shkencëtarët krijojnë në laborator modele embrionësh njerëzorë

admin

Osmani takon ministren Valtonen: Kosova e Finlanda janë partnere të palëkundura

admin