RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Koordinatori i OKB-së: Tërmeti në Turqi, ngjarja më e keqe në rajon në 100 vitet e fundit

koordinatori-i-okb-se:-termeti-ne-turqi,-ngjarja-me-e-keqe-ne-rajon-ne-100-vitet-e-fundit

Koordinatori i OKB-së për Ndihmë Emergjente, Martin Griffiths, e përshkroi tërmetin e fuqishëm që tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore në fillim të kësaj jave si “ngjarja më e keqe” në këtë rajon në 100 vitet e fundit, raporton Anadolu.

“Ajo që ndodhi këtu të hënën, epiqendra e tërmetit, ishte ngjarja më e keqe në 100 vjet në këtë rajon”, tha Griffiths në një konferencë shtypi në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se të paktën 21.848 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.104 të tjerë janë lënduar që nga dy tërmetet që goditën Turqinë jugore të hënën.

Related posts

Votimi në veri, Qeveria i kërkon BE-së largimin e masave sanksionuese

RTI

Më shumë se tridhjetë palestinezë u plagosën jashtë burgut Ofer

rezart morina

Stërvitja me KFOR-in/ Britania dërgon personel në Kosovë

admin