RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se tridhjetë palestinezë u plagosën jashtë burgut Ofer

me-shume-se-tridhjete-palestineze-u-plagosen-jashte-burgut-ofer

Duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze, agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se numri i palestinezëve të plagosur për shkak të “shtypjes së tubimeve” nga ushtria izraelite pranë burgut në Bregun Perëndimor të pushtuar u rrit në 31.

Më herët u raportua se forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë qindra njerëz që ishin mbledhur pranë burgut Ofer në pritje të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë.

Wafa tha se të paktën tre lëndime ishin nga municionet, katër ishin nga plumba gome dhe 22 ishin raste nga thithja e gazit lotsjellës”. Dy lëndime të tjera ishin nga “rënia”, thuhej në njoftim.

Related posts

Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

Muhamet Ramadani

KFOR-i publikon video nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht

admin

Forcat ajrore amerikane dhe filipinase nisin stërvitjen e përbashkët ajrore “Cope Thunder 26”

Hevzi