RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kore e Jugut, këtë vit humbën jetën 28 persona nga i nxehti ekstrem

kore-e-jugut,-kete-vit-humben-jeten-28-persona-nga-i-nxehti-ekstrem

Këtë vit në Korenë e Jugut 28 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem, njoftoi Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), transmeton Anadolu.

KDCA njoftoi se nga 20 maji e deri më tani janë regjistruar 3.019 raste me probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.

Sipas agjencisë, nga nxehti ekstrem këtë vit deri më tani kanë humbur jetën 28 persona.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Administrata Meteorologjike e Koresë së Jugut, paralajmërohet se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fillim të shtatorit.

Administrata njoftoi më 24 qershor se u thye rekordi i temperaturës duke e regjistruar muajin qershor si “qershori më i nxehtë”, i cili ishte regjistruar më parë në vitin 2018.

Në deklaratë thuhet se është dhënë alarm në 92 rajone në gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Seul, për shkak të të nxehtit ekstrem.

Related posts

Izraeli prej 28 javësh kufizon faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën e ushtrisë ukrainase në Donetsk

Muhamet Ramadani

Vendet e G7 janë “thellësisht të shqetësuar” nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani