Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha të dielën se Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë provokime të vazhdueshme bërthamore dhe raketore.
Sipas tij, për këtë arsye, ushtria e Koresë së Jugut duhet të përgjigjet me hakmarrje, shkruan Reuters.
Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër në lindje të gadishullit Korean, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.
Lëshimi i raketave vjen disa ditë pasi dronët e Koresë së Veriut fluturuan në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa se kurrë më parë gjatë vitit 2022.