RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Bujar Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

​bujar-osmani:-jemi-kunder-thirrjeve-per-kthimin-e-ushtrise-serbe-ne-kosove

Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani tha për Kosova Press se mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke.

“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar.

Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë akcent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Osmani nënvizoi se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në Veri, ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.

Related posts

Papa kritikon disa konservatorë në Kishën Katolike të SHBA-së për vendosjen e ideologjisë në vend të besimit

admin

SHBA, përfaqësuesja muslimane që kritikonte Izraelin shkarkohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme

admin

Ia morën 430 euro për një ndërhyrje – arrestohet anesteziologu dhe kirurgu nga Gjilani

rezart morina