RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut shpall “emergjencë kombëtare demografike”

koreja-e-jugut-shpall-“emergjence-kombetare-demografike”

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli “emergjencë kombëtare demografike” për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe një popullsie në plakje, transmeton Anadolu.

Duke shpallur emergjencën kombëtare demografike, presidenti Yoon u zotua të bëjë përpjekje të gjithanshme për të trajtuar shkallën e ulët të lindjeve në vend, njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

“Sot, unë deklaroj zyrtarisht emergjencë kombëtare demografike. Ne do të aktivizojmë një sistem gjithëpërfshirës deri sa të tejkalohet çështja e nivelit të ulët të lindjeve”, tha Yoon.

Koreja e Jugut po përballet me nivele të ulëta të lindjeve dhe plakje të popullsisë pasi vendi regjistroi një normë të re të ulët të lindshmërisë prej 0,72 vitin e kaluar.

Sipas një raporti, çiftet koreano-jugore shmangin krijimin e një familjeje dhe lindjen e fëmijëve për disa arsye, duke përfshirë koston e lartë të strehimit, arsimit dhe orët e gjata të punës.

Megjithatë, presidenti Yoon premtoi të ndërmarrë hapa konkretë si rritja e shtesave për pushim prindëror, zgjatja e lejes për baballarët, zbatimi i orarit fleksibël të punës dhe lehtësimi i barrës arsimore për prindërit.

Related posts

COVID-19 – Kina regjistron numër rekord

admin

Maqedonci thotë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt NATO-s

RTI

Sulmohet një grua me mbulesë në Berlin, sulmuesi përdori dhunë verbale dhe fizike në restorant

admin