RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

COVID-19 – Kina regjistron numër rekord

covid-19-–-kina-regjistron-numer-rekord

Numri ditor i rasteve me Covid-19 ka arritur një rekord të ri në Kinë, thanë sot autoritetet, ndërsa po punojnë për të frenuar përhapjen e virusit përmes bllokimeve të rrepta, testimeve masive dhe kufizimeve të udhëtimit.

”Kina regjistroi 31 444 raste të reja lokale dje, nga të cilat 27 517 janë asimptomatike”, tha Ministria kineze e Shëndetësisë.

Shifrat e reja janë më të larta se 29 317 infeksionet lokale të regjistruara në mesin e prillit, kur Shangai – qyteti i tretë më i populluar në botë – ishte nën izolim dhe banorët e tij ”luftuan” për të blerë ushqim dhe për të marrë kujdes mjekësor.

Kina, me një popullsi prej 1,4 miliardë banorësh, është e vetmja ekonomi e madhe në botë që ende përpiqet të frenojë përhapjen e virusit në vend duke mbyllur qytete të tëra dhe duke vendosur kontakte të pacientëve të infektuar nën karantinë të rreptë.

Kryeqyteti kinez ka përjetuar ditët e fundit një shpërthim epidemie që nuk është parë kurrë që nga fillimi i epidemisë Covid-19.

Qyteti i Pekinit njoftoi dje rreth 1 500 raste të reja pozitive (shumica dërrmuese asimptomatike) për 22 milionë banorë, një nivel që nuk u arrit kurrë në kryeqytet që nga fillimi i pandemisë, por që mbetet shumë i ulët sipas kritereve ndërkombëtare.

Shkollat, restorantet dhe bizneset u mbyllën sërish nga frika e vendosjes në karantinë.

Një pjesë e madhe e banorëve të Pekinit tashmë janë të rraskapitur mendërisht nga këto kufizime, të cilat shpesh janë të paqarta dhe në ndryshim, kohëzgjatja e të cilave nuk shpallet kurrë paraprakisht.

Related posts

Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë

admin

Liberalizimi i vizave, Osmani në samitin e BE-së: Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj

admin

Kurti takon Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman

rezart morina