RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut e shpall veten “shtet me armë bërthamore”

koreja-e-veriut-e-shpall-veten-“shtet-me-arme-berthamore”

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj të ri që e deklaron veten një shtet me armë bërthamore, një veprim që lideri Kim Jong Un thotë se është “i pakthyeshëm”.

Kim u zotua se vendi “nuk do të heqë dorë kurrë” nga armët e tij bërthamore dhe tha se nuk mund të ketë negociata për denuklearizimin pasi ai përshëndeti miratimin e ligjit, njoftoi të premten media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ligji i ri parashikon gjithashtu të drejtën e Phenianit për të përdorur sulme parandaluese bërthamore për të mbrojtur veten – duke përditësuar një qëndrim të mëparshëm sipas të cilit ai kishte thënë se do t’i mbante armët e tij vetëm derisa vendet e tjera të çnuklearizohen dhe nuk do t’i përdorte ato në mënyrë parandaluese kundër shteteve jo-bërthamore, raportoi CNN të premten.

Armët bërthamore përfaqësojnë “dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit”, tha Kim ndërsa përshëndeti vendimin e parlamentit të vendit – Asambleja e Lartë Popullore – për të miratuar ligjin e ri me votim unanim.

“Miratimi i ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me politikën kombëtare të forcës bërthamore është një ngjarje e jashtëzakonshme pasi është deklarata jonë se ne kemi fituar ligjërisht parandalimin e luftës si një mjet për mbrojtjen kombëtare”, shtoi Kim.

“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, dhe imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten, rruga jonë për të forcuar forcën tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë”, ka thënë Kim.

Ligji i ri ndalon gjithashtu ndarjen e teknologjisë bërthamore me vendet e tjera.

Vendimi vjen në mes të tensioneve në rritje rajonale lidhur me zgjerimin e programit të armëve bërthamore dhe raketave nga Koreja e Veriut.

Kim ka bërë kërcënime gjithnjë e më provokuese të konfliktit bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Azi gjatë muajve të fundit.

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja është bërë gjithnjë e më e shqetësuar se Koreja e Veriut mund të përgatitet të kryejë testin e saj të parë bërthamor të nëndheshëm në vite. /koha

Related posts

Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

admin

​S’ka kuorum, nuk vazhdon seanca plenare

RTI

rezart morina