RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut kërcënon fqinjët me raketën balistike

koreja-e-veriut-kercenon-fqinjet-me-raketen-balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën balistike ndërkontinentale për të ngjallur frikë te armiqtë teksa Koreja e Jugut dhe Japonia janë pajtuar të bashkëpunojnë me SHBA-në për çështjet e sigurisë. Shteti diktatorial ka lëshuar në det raketën balistike Hwasong-17. Raketa është lëshuar të enjten në mëngjes, pak orë para se të takoheshin presidentët e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Të dyja shtetet janë takuar për shkak të kërcënimeve të shumta nga Koreja e Veriut. Ky shtet gjatë kësaj jave ka prezantuar katër raketa të tjera dhe ka reaguar ndaj ushtrimeve ushtarake që kanë realizuar SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Mbetet e paqartë nëse Koreja e Veriut ka zhvilluar bomba bërthamore mjaft të vogla për t’u përshtatur në raketat e saj me rreze të gjatë ose teknologji për të siguruar që kokat e saj të mbijetojnë atmosferën e tokës kur të lëshohen në trajektore normale.

Lëshimi i raketës është vëzhguar nga Kim Jong-Un dhe e bija e tij, e cila është parashikuar se do të jetë pasardhëse në postin e lideres së shtetit.

Related posts

Raporti i OKB-së: Izraeli dhe Hamasi kryen krime lufte në Gazë

admin

2 të vrarë dhe 3 të plagosur nga një sulm në provincën Babil të Irakut mes përballjes SHBA-Izrael-Iran

Muhamet Ramadani

Presidenti Biden pritet me ceremoni shtetërore në Francë, dëshmohet partneriteti për sigurinë globale

admin