Koreja e Veriut, kritikoi Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë, mbi vendimin e tyre për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 Ukrainës, duke e cilësuar vendimin si një “veprim kundër paqes”, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të vendit ka bërë një vlerësim lidhur me vendimin e vendeve të Evropës për të siguruar avionë F-16 për Ukrainën.
Në vlerësimin ku kritikohet vendimi i Holandës, Danimarkës dhe Norvegjisë për të siguruar avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, thuhet se “Vendimi i vendeve evropiane për sigurimin e avionëve luftarakë, është një veprim që nxit një luftë të gjatë dhe i cili është kundër paqes, që eliminon plotësisht paqen dhe stabilitetin rajonal”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një postim nga llogaria e tij Telegram më 20 gusht, njoftoi se do të marrin gjithsej 61 avionë F-16 nga Holanda dhe Danimarka.
Pasi SHBA-ja u dha dritën jeshile Holandës dhe Danimarkës për dorëzimin e avionëve luftarakë F-16 ndaj Ukrainës, Zelenskyy më 20 gusht vizitoi Holandën dhe më pas Danimarkën.
Edhe Norvegjia më 24 gusht njoftoi se ka marrë vendim për të dërguar avionë luftarakë F-16 Ukrainës. Në këtë mënyrë, Norvegjia, u bë vendi i 3-të që i dërgon Ukrainës këto avionë pas Holandës dhe Danimarkës.