RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

koreja-e-veriut-leshon-raketa-balistike

Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një seri raketash balistike në ujërat e vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar 10 raketa balistike me rreze të shkurtër në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), se është rritur kontrolli dhe se SHBA-ja dhe Japonia janë informuar për zhvillimet.

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se Roja Bregdetare e Japonisë ka publikuar një rekomandim të sigurisë detare që thekson se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mundshme, se anijet janë informuar lidhur me rënien e raketës dhe se nuk ka ardhur informacion për dëme.

Koreja e Jugut dhe Japonia më 27 maj njoftuan se Koreja Veriut lëshoi “raketën satelitore” në drejtim të Detit të Verdhë.

Më 28 maj Seuli njoftoi se Koreja e Veriut dërgoi përtej kufirit më shumë se 150 balona që përmbanin brenda tyre “plehra”.

Me ngjarjet e fundit ka shqetësime se tensionet mes dy vendeve do të përshkallëzohen.

Related posts

Kryeministri ukrainas: Marrëveshja e Detit të Zi i siguroi botës “drithërat aq shumë të nevojshme”

rezart morina

Presidentja Osmani në BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzim në Kosovë

admin

OKB: Ar’mëpushimi në Ga’za, prioritet absolut dhe urgjent

rezart morina