Koreja e Veriut njoftoi se përpjekja për të dërguar një tjetër satelit spiun në orbitë ka dështuar pasi raketa që e mbante atë shpërtheu në ajër, transmeton Anadolu.
Njoftimi i mediave shtetërore të Koresë së Veriut erdhi disa orë pasi Japonia tha se Pheniani lëshoi një raketë të dyshuar balistike.
Sistemi japonez i paralajmërimit të hershëm zbuloi se Koreja e Veriut me sa duket kishte lëshuar një raketë, ndërsa Japonia lëshoi një urdhër evakuimi për banorët në prefekturën Okinawa në jug.
Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi gjithashtu se Pheniani lëshoi një predhë të paidentifikuar drejt jugut mbi Detin e Verdhë, duke konfirmuar se kishte vërejtur rrënojat e raketës së supozuar.
BREAKING:
North Korea fired a ballistic missile over Japan
An evacuation warning for Japan’s Okinawa following an alleged North Korean missile launch has been lifted.
Japanese media published a video of a rocket that supposedly exploded in the air. pic.twitter.com/Fcs3l9fUGv
— Megatron (@Megatron_ron) May 27, 2024