RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla publikon video të grupit terrorist: Shihet Milan Radojçiq, udhëheqës i grupit

svecla-publikon-video-te-grupit-terrorist:-shihet-milan-radojciq,-udheheqes-i-grupit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të grupit terrorist në Banjskë, ku siç thotë ministri, aty shihet  efhe Milan Radojçiq.

Sveçla pohon se Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, shkruan ai.

 

Related posts

Vladimir Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore, reagon Ukraina: Është shantazh

admin

Ish-zëvendësministri izraelit: Palestinezët në Gaza mund të shkojnë në ‘qytetet e tendave’ në shkretëtirën e Sinait të Egjiptit

admin

Protestat kundër minierës së litiumit, bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd

admin