RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut simulon një ‘sulm me armë taktike bërthamore’

koreja-e-veriut-simulon-nje-‘sulm-me-arme-taktike-berthamore’

Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulmi nga ana e saj, me armë taktike bërthamore, që përfshinte dy raketa me vetëdrejtim me rreze të gjatë veprimi, njoftoi të dielën (3 shtator) agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të “paralajmërojne armiqtë” se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore.

KCNA bëri të ditur se stërvitja u krye me sukses të shtunën, kur dy raketat që mbanin koka false bërthamore, u qëlluan drejt ujërave perëndimorë të Gadishullit Korean.

Pheniani tha gjithashtu se do të forconte masat parandaluese kundër çdo veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Por ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimi për sukses gjatë kësaj stërvitjeje mund të ishte një ekzagjerim pasi “jo të gjitha (raketat) ia dolën mbanë”, njoftoi ‘Yonhap News’ e Seulit, duke cituar një zyrtar të lartë të zyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Prova e fundit me raketa u krye dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët vjetore mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Koreja e Veriut ka kritikuar marrëveshjen e arritur në një takim të nivelit të lartë muajin e kaluar mes Seulit dhe Uashingtonit për përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. /voa

Related posts

Osmani do të marrë pjesë në Brdo-Brijon

admin

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

admin

Ekstradohet në SHBA një anëtar kyç i kartelit Sinaloa, El Nini ‘ushtar’ i djemve të mbretit të drogës El Chapo

admin