RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut zotohet të prodhojë më shumë armë bërthamore

koreja-e-veriut-zotohet-te-prodhoje-me-shume-arme-berthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua se do të kundërshtojë kërcënimet bërthamore të SHBA me armë bërthamore.

Lideri koerano-verior inspektoi një test të raketës së re balistike ndërkontinentale (ICBM) këtë të shtunë, shkruan Reuters.

Kim u shpreh se kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që ndiqnin një politikë armiqësore, e shtynë vendin e tij të përshpejtonte ndjeshëm fuqizimin e armëve bërthamor.

“Kim Jong Un deklaroi solemnisht se nëse armiqtë vazhdojnë të paraqesin kërcënime, partia dhe qeveria jonë do të reagojnë me vendosmëri ndaj armëve bërthamore me armë bërthamore dhe ndaj konfrontimit total me konfrontim të gjithanshëm,” tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Një raketë e dyshuar ndërkontinentale e qëlluar të premten nga Koreja e Veriut ka rënë në ujërat e zonës ekskluzive ekonomike japoneze.

Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili e cilësoi testin e Penianit si “tërësisht të papranueshëm”.

Megjithatë, ai tha se nuk ka pasur raportime për viktima, apo për dëmtim të mjeteve detare dhe atyre ajrore.

Ndërkohë, menjëherë më pas zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris zhvilloi bisedime urgjente me liderët e Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë. /euronews

Related posts

Turqia dhe Arabia Saudite vendosën të thellojnë bashkëpunimin për çështjet rajonale

admin

Aleati i Putinit: BE-ja është hipokrite për ndalim të mediave ruse

rezart morina

Stoltenberg nga Kievi: Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë

rezart morina