RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Korriku i vitit 2023 regjistrohet si “muaji më i nxehtë”

korriku-i-vitit-2023-regjistrohet-si-“muaji-me-i-nxehte”

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian (BE), “Copernicus”, njoftoi se korriku i vitit 2023 është regjistruar si “muaji më i nxehtë” në bazë globale, transmeton Anadolu.

Sipas raportit mujor të “Copernicus”, korriku i vitit 2023 ishte muaji me temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë globalisht.

Muajin e kaluar temperatura e kaloi “muajin më të nxehtë” të korrikut të vitit 2019 me 1,5 gradë Celsius.

Shumë pjesë të hemisferës veriore përjetuan valë të nxehtit, pjesa më e madhe e Antarktidës u matën temperatura shumë mbi mesataren.

Rritja e temperaturave mesatare globale të sipërfaqes së detit gjithashtu arriti nivele rekorde muajin e kaluar.

Përderisa temperaturat në Detin e Veriut ishin 1,05 gradë Celsius mbi mesataren, valët e të nxehtit detar u shfaqën në jug të Grenlandës, në detin Labrador, pellgun e Karaibeve dhe përgjatë Mesdheut.

Akulli i detit në Antarktik u mat gjithashtu në nivelin më të ulët në korrik, duke shënuar një rekord me vlera mujore 15 për qind nën mesataren.

Emetimet globale të gazrave serrë duhet të reduktohen urgjentisht

Ndihmësdrejtorja e “Copernicus”, Samantha Burgess, vlerësimet e së cilës ishin pjesë e raportit të këtij Shërbimi, tha se janë dëshmitarë të thyerjes së rekordeve gjatë muajit korrik.

“Këto të dhëna kanë pasoja të tmerrshme si për njerëzit, ashtu edhe për planetin, i cili është i ekspozuar ndaj ngjarjeve ekstreme më shpesh dhe më intensivisht se kurrë më parë. Viti 2023 për momentin është 0,43 gradë Celsius mbi mesataren e viteve të fundit. Viti i tretë më i nxehtë deri më tani. Temperatura mesatare globale në korrik ishte 1,5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale”, theksoi ajo.

Burgess shtoi se emetimet globale të gazrave serrë, që janë shkaku kryesor i valëve të nxehtit, duhet të reduktohen urgjentisht.

Related posts

Ushtria izraelite sulmon klubin sportiv Shujaiyya në Gaza, vriten 10 palestinezë

RTI

Kryministri i Kosovës: Po vendosim sundim të ligjit dhe rend publik

admin

Murati: Me hyrjen e ligjit në fuqi, zyrtarisht rritet paga minimale pas më shumë se një dekade

RTI