RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci pas pranimit të detyrës: Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak

maqedonci-pas-pranimit-te-detyres:-pas-25-vitesh-me-uniforme,-nga-sot-ka-nisur-nje-kapitull-i-ri-per-mua-si-ushtarak

Ejup Maqedonci është emëruar sot ministër i Mbrojtjes.

Maqedonci pas pranimit të detyrës së re, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për besimin e dhënë, transmeton Telegrafi.

“Sot paradite, jam emëruar Ministër i Mbrojtjes nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti! Pasi e ka liruar nga detyra ministrin e deritanishëm Armend Mehajn, në një takim të përbashkët edhe me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, Kryeministri Albin Kurti më ka ngarkuar mua me detyrën e Ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës. Me këtë rast, dua ta falënderoj Kryeministrin Kurti për besimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe të mëtutjeshme ndaj meje”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar “jam i nderuar dhe i privilegjuar të vihem në krye të dikasterit qeveritar që i bën politikat e mbrojtjes dhe të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trashëgimtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga 18 marsi i vitit 1998 kur e kam veshur uniformën e UÇK-së dhe deri më 10 korrik 2023 kur jam demobilizuar nga FSK-ja, jam përpjekur me tërë kapacitetet dhe qenien time fillimisht për lirinë e Kosovës dhe deri sot për ndërtimin e ushtrisë së saj”.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-Ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”, ka pohuar ai.

Në shkrimin e bërë në Facebook, ministri ka pohuar se për të sot nis një kapitull i ri ushtarak.

“Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ju falënderoj të gjithëve për urimet që më keni dërguar. Shumë punë na presin përpara, bashkë me Kryeministrin Albin Kurtin, me Komandantin Bashkim Jasharin dhe me institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, sot, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Related posts

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë marrëveshjet

admin

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Vazhdojnë protestat kundër së djathtës ekstreme në Gjermani

admin