RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kos-Vuçiq: U dakorduam të intensifikojmë punën tonë të përbashkët për sigurinë energjetike

kos-vuciq:-u-dakorduam-te-intensifikojme-punen-tone-te-perbashket-per-sigurine-energjetike

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin, Marta Kos, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Kos tha se është takuar me presidentin serb Vuçiq. Ajo tha se është takuar me Vuçiqin për të diskutuar mbi reformat që Serbia ka nevojë për të qëndruar fuqishëm në rrugën e saj evropiane dhe për të avancuar Planin e Rritjes.

“Ne u dakorduam të intensifikojmë punën tonë të përbashkët për sigurinë energjetike, duke reduktuar varësitë dhe duke punuar së bashku drejt një Evrope të pavarur”, shkroi ajo.

Vuçiq, nga ana e tij, tha se ka pasur një bisedë “shumë të mirë” me komisaren evropiane për zgjerim, Kos, mbi temat aktuale në marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së.

Në fokus të bisedës, sipas Vuçiqit, ishin obligimet reformuese të Serbisë, forcimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve, përmirësimi i ambientit të biznesit, lidhja infrastrukturore si dhe çështjet e sigurisë energjetike dhe tranzicionit energjetik.

Vuçiq theksoi se diskutuan gjithashtu mbi mundësitë për përshpejtimin e lidhjes ekonomike përmes instrumenteve evropiane dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me qëllim hapjen e mundësive të reja zhvillimore për ekonominë dhe të rinjtë.

Ai vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së dialogut në rajon dhe në Evropë, në një kohë, siç tha, të ndarjeve në rritje, duke vlerësuar se dialogu është i vetmi rrugë e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura, ruajtjen e paqes dhe zhvillimin afatgjatë.

Liderë rajonalë, evropianë dhe botërorë ndodhen në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë në panele dhe zhvillojnë takime bilaterale.

Related posts

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë

RTI

Ukraina: Përgatitjet për kundërsulm ndaj Rusisë në fazën e përfundimit

Muhamet Ramadani

Putin: Rusia rezervon të drejtën të përdorë ar’më bë’rthamore nëse Bjellorusia su’lmohet

admin