RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kosova as sivjet nuk pritet të sigurojë bukën

​kosova-as-sivjet-nuk-pritet-te-siguroje-buken

Në disa vende të Kosovës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, por vendi edhe sivjet nuk pritet të sigurojë bukën e motmotit. Përkundër punës së përkushtuar të bujqve nëpër arat e tyre, pranvera e ftohtë ka ulur pritshmëritë për prodhim të bollshëm të grurit.

Rreth 40 për qind rendimenti me grurë pritet të jetë më i ulët, si pasojë kushteve jo të përshtatshme atmosferike. Për këtë konsiderohet se edhe në këtë vit, Kosova do të jetë e varur nga importi i grurit.

Në anën tjetër, shumë toka po mbesin djerrina, e për këtë po kritikohen institucionet. Bujqit po tërhiqen nga prodhimtaria, meqë nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë humbjet.

Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci thotë se këtë vit rendimentet pritet të jenë shumë të ulëta. Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.

“Kur ta marrim mesataren, frikësohemi shumë se rendimenti do të ulët për rreth 40 për qind. Kur janë në pyetje investimet te gruri, çmimet e larta të pesticideve, plehra, e materialeve në përgjithësi ndikojnë sepse bujqit nuk kanë mundësi, kanë gjendjen e vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të investojnë sa duhet. Rrethanat e tilla të sivjetme nuk mbahen mend për një kohë të gjatë, një kohë e papërshtatshme për grurin”, kërkon Rusinovci.

“Mirëpo, edhe ata që dinë se çfarë masa duhet të marrin, për shkaqe ekonomike hezitojnë, nuk kanë mundësi të investojnë, të bëjnë mbrojtjen siç duhet, edhe subvencionet po vonohen. Përderisa bujku nuk ka mundësi të mbulojë koston e prodhimtarisë, ai nuk është i stimuluar, kemi shumë fermerë që po tërhiqen sepse ka raste se dështojnë dhe po tërhiqen prej prodhimtarisë së grurit dhe kulturave të tjera bujqësore”, përfundon ai.

KosovaPress dërgoi pyetje edhe në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me përgatitjet për korrje-shirje, për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sa pritet të plotësohen kërkesat e Kosovës këtë vit me grurë, por, e njëjta nuk ktheu përgjigje.

Mirëpo, një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, pasi mori pjesë në nisje të fushatës së korrje-shirjeve në fshatin Suhodoll tha se afër 67 mijë hektarë janë mbjellë me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet.

“474 euro për hektar është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë apo rritje prej 216 për qind krahasuar me qeveritë e shkuara: 150 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehrim, 120 euro për rendimentin (4 tonë për hektar) dhe 54 euro për derivate (heqja e akcizës për naftë)”, tha Kurti.

Error: Contact form not found.

Related posts

Krimet ekonomike me aksion në ATK, arrestohet një zyrtar

admin

Palestinë: Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina

Spanja dhe Portugalia në luftë me zjarret, shënohen temperatura rekord

admin