RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Britania nënshkruajnë deklaratë për bashkëzbarkim të ushtrive në misione

kosova-dhe-britania-nenshkruajne-deklarate-per-bashkezbarkim-te-ushtrive-ne-misione

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

“Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në vijim”, u tha në komunikatë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.

Gjithashtu, gjatë takimit, Ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”, tha ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.

Related posts

Politikani serb: Kërkova falje për krimet në Kosovë edhe për ata që s’kërkuan

Muhamet Ramadani

Kurti nis takimin me diplomatët evropianë

Muhamet Ramadani

Kina shpreson që të gjitha palët të “shfrytëzojnë” mundësitë për paqe në luftën Rusi-Ukrainë

RTI