RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje

kosova-dhe-franca-nenshkruajne-pese-marreveshje

Ministri në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, dhe ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, kanë nënshkruar pesë marrëveshje.

Marrëveshjet e bashkëpunimit u nënshkruan në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Marrëveshjet u nënshkruan pas takimit të zhvilluar në Prishtinë.

Janë nënshkruar letërqëllimin për themelimin e Komunitetit kosovaro-francës për mbështetjen e organizmit të Lojërave Mesdhetare 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale, Marrëveshjen për ekstradimin dhe Marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për zhvillimin e projektit për Lojërat mesdhetare. Katër marrëveshjet e para janë nënshkruar nga Konjufca dhe Haddad, ndërkohë që e pesta është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati dhe ministri francez Haddad.

Related posts

Bastisjet e paligjshme të punës arritën një nivel rekord në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Muhamet Ramadani

​Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim

admin

Fraksionet rivale në Sudan bien dakord të mbrojnë civilët

Muhamet Ramadani