RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

kosova-dhe-panama-heqin-vizat-per-pasaportat-diplomatike-dhe-zyrtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Panamasë.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Panamasë, Carlos A. Hoyos.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në një atmosferë zyrtare, duke rikonfirmuar përkushtimin e dy shteteve për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Po ashtu, u trajtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si siguria, arsimi i lartë dhe turizmi.

Në përfundim të takimit, u dakordua që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Related posts

SHBA ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete pas votimit të Iz’raelit që e kundërshtoi atë

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite bastis kampin e refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

admin