RTV AHIRETI
Lajme

Kosova dhe Serbia të mërkurën diskutojnë sërish për dinarin në Bruksel

kosova-dhe-serbia-te-merkuren-diskutojne-serish-per-dinarin-ne-bruksel

Kosova dhe Serbia do të ulen sërish këtë të mërkurë në tryezën e diskutimit në Bruksel për të diskutuar për dinarin.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media.

Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë Stano.

Stano ka shtuar presin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.

“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i BE-së tutje shtoi se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.

“Me secilin takim shpresojmë të jetë e fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit…”, tha Stano. /Telegrafi/

The post Kosova dhe Serbia të mërkurën diskutojnë sërish për dinarin në Bruksel first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

OKB-ja nis apel humanitar prej mbi 2.5 miliardë euro për të ndihmuar Gazën dhe Bregun Perëndimor

RTI

Protestuesit britanikë kërkojnë embargo të plotë të ar’mëve ndaj Iz’raelit

rezart morina

Ministri i Jashtëm turk Fidan, takohet me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

rezart morina