RTV AHIRETI
LajmeLajmetSport

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

kosova-i-fiton-shtate-medalje-ne-kampionatin-ballkanik-te-mundjes

Mundësit kosovarë kanë shënuar rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë.

Përfaqësuesit e Kosovës arritën të fitojnë gjithsej shtatë medalje në kategoritë U20, U17 dhe U15, duke u renditur mes sportistëve të dalluar të garës.

Sipas njoftimit të KOK, në kategorinë U20 femra, medalje të argjendta fituan Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj.

Ndërkaq, në kategorinë U17, Harun Shipkovica u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli fitoi medalje të bronztë.

Në kategorinë U15, medalje të bronzta fituan Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica.

Related posts

Rriten çmimet e naftës, bien bursat pas përshkallëzimit të konfliktit rajonal

Hevzi

Serbia e arrestoi për krime lufte, lirohet pas 3 muajve paraburgim veterani i UÇK-së

admin

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Kushtrim Guraj