RTV AHIRETI
Lajme

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

kosova-ndalon-importin-e-shpezeve-dhe-produkteve-te-tyre-nga-gjermania

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke u bazuar në raportin e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian të datës 28.10.2025, ka njoftuar se në Gjermani është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI – H5N1, në disa ferma të shpezëve.

Përmes një njoftimi nga AUV thuhet se në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, është ndaluar importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre si, mish, vezë dhe nënproduktet e tjera, që kanë origjinën nga i gjithë territori i shtetit të Gjermanisë.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shtoi se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

The post Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Një turmë myslimanësh sulmojnë kishat në Pakistan, akuzojnë të krishterët për përdhosje të Kuranit

Muhamet Ramadani

Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Koreja e Veriut vazhdon të ndajë një pjesë të madhe nga buxheti për mbrojtjen

admin