RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova në pjesën përfundimtare të procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

kosova-ne-pjesen-perfundimtare-te-procesit-per-anetaresim-ne-keshillin-e-evropes

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në takimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës bëri të ditur se janë afër përmbylljes së rrugëtimit për anëtarësim.

“Jemi afër përmbylljes së 2/3 të rrugëtimit tonë drejtë anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës”, tha ai në fjalinë hyrëse të këtij takimi.

Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se janë në pjesën përfundimtare të procesit.

“Brenda një afati të shkurtër kemi arrite shumë suksese në këtë drejtim dhe thuajse jemi në pjesën përfundimtare të procesit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si vend kemi dëshmuar mirë duke filluar nga Kushtetua dhe ligjet që i kemi në fuqi qëndrojnë shumë më mirë se në plotë v ende anëtare në Këshillin Evropës”, tha ajo.

Tutje, ajo tha që Kosova medoemos duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Pas aplikimit natyrisht që kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi për ta parë se si është disponomi, kështu që nuk ka asnjë dilemë të vetme për rëndësinë, por edhe që e shohin se Kosova medoemos duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim është miratuar në prill, nga Komiteti i Ministrave me mbi dy të tretat e votave të nevojshme. Ndërkaq, Kosova aplikoi zyrtarisht më 12 maj të vitit të kaluar për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Related posts

Mbi 5 milionë euro u shpenzuan për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, për vetëm 8 muaj

admin

Shtetet e Bashkuara, sanksione të reja ndaj Iranit

admin

Scholz vlerëson Francën si partnere të ngushtë

admin