RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Abdixhikun: Kushtetuesja duhet ta bëjë vlerësimin e draftstatutit të Asociacionit

osmani-takon-abdixhikun:-kushtetuesja-duhet-ta-beje-vleresimin-e-draftstatutit-te-asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend, ku është diskutuar edhe për draftstatutin e Asociacionit.

Në takim me kreun e LDK-së, Presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhiku për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

“Më tej, Presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ndërsa thuhet se Abdixhiku ka shprehur shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe “janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare.

Në kuadër të konsultimeve të fundvitit, krahas takimeve me krerë të institucioneve dhe të partive politike, Presidentja Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend, me shoqërinë civile dhe me mediat

Related posts

Vrasje e trefishtë në Çellopek të Tetovës

rezart morina

Sudan i Jugut, të paktën 20.000 njerëz emigruan për shkak të konflikteve

admin

Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19

rezart morina