Republika e Kosovës edhe këtë vit shënon 25-vjetorin e përfundimit të luftës gati 100 vjeçare që nga Konferenca e Londrës. Por as këtë vit, 12 Qershori i njohur si Dita e Çlirimit të Kosovës nuk figuron në kalendarin e festave zyrtare të shtetit dhe nuk është zyrtarisht ditë pushimi.
Dita e çlirimit në luftën e dytë botërore është caktuar Dita kur ushtari i fundit i pushtuesit është larguar nga vendi, me çka i bie që Kosova ketë ditë ta ketë kah fundi i qershorit.
Sipas deklaratave, ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare po vazhdon të kushtëzohet nga Lista Serbe. Ndërkaq, një gjë të tillë e kritikon Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Sipas kësaj organizate, vjetëve të fundit këto festa po shënohen në mënyrë të plogësht nga institucionet e vendit, ndërsa partitë opozitare konsiderojnë se mungon vullneti politik që Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Valon Ramadani thotë se nuk po arrin të ndryshohet Ligji për Festat Zyrtare.
Ministria e Kulturës ka publikuar agjendën shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, të cilat nisin nga data 8 deri më 21 qershor.
Më 12 qershor do të mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.