RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Raportet Kosovë-SHBA nuk janë për t’u shqetësuar, kritikat e tyre janë me vend

konjufca:-raportet-kosove-shba-nuk-jane-per-t’u-shqetesuar,-kritikat-e-tyre-jane-me-vend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë për t’u shqetësuar.

Në një deklarim për media të mërkurën, Konjufca është shprehur se nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje.

Kryeparlamentari më tej ka deklaruar se vërejtjet e SHBA-së nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë sipas tij, kritikat e SHBA-së janë gjithmonë me vend, pasi “e shohin Kosovë në nivel shumë më të lartë se sa që e shohim ne”.

“Unë mendoj që nuk janë raporte për t’u shqetësuar, për të bërë panik. Unë mendoj që raportet janë përtej këtyre ndryshimit në perceptim që e kemi se si të veprohet në pjesën e veriut të Kosovës. E mirëkuptojmë plotësisht ato vërejtjet edhe kritikat që na jep SHBA-ja”.

“Këto janë gjithmonë kritika me vend, sepse SHBA-ja e sheh Kosovën në nivel shumë më të lartë se sa që e shohim ne, e shohin në rajon, e shohin edhe në Evropë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global”, është shprehur Konjufca.

Ai tutje ka thënë se është e drejtë e shtetit të Kosovës të shtrijë sundimin e ligjit dhe sovranitetit në vend.

“Kjo është perspektivë më e ultë, më e ngushtë, por është perspektivë e së drejtës së Kosovës për t’i kryer punët e veta”.

Related posts

Trump firmos “Bordin e Paqes”: Këtu janë të gjithë liderët që dua! Zakonisht ka dhe 2-3 që nuk i dua, por këtu i pëlqej të gjithë

admin

Shqipëria do të pajiset me dronë “Bayraktar”

Muhamet Ramadani

Rrëfimi i viktimës: Isha shtatzënë, më dhunuan në sy të fëmijëve

Muhamet Ramadani