RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit

kosova-shpreh-gatishmeri-per-te-ndihmuar-turqine-pas-termetit

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka uruar që numri i viktimave dhe i dëmëve të jetë sa më i vogël, teksa ka ngushëlluar edhe familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, raporton teve1.info

“Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka shkruar Mehaj.

“Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, shtoi ai.

Related posts

Fillon projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit, MSH jep detaje

RTI

Bombardimet ruse godasin një zonë të banuar pranë centralit bërthamor

admin

Lufta në Lindjen e Mesme/ Kryeministri i Katarit: Bisedimet për armëpushimin e Gazës janë në ngërç për shkak të operacionit në Rafah

admin