RTV AHIRETI
Uncategorized

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

kosova-vendi-i-dyte-me-i-varfer-ne-evrope,-moldavia-e-para

Sipas bazës së të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, me një GDP për kokë banori prej rreth 20,400 dollarë ndërkombëtarë në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, sipas raportimit të World Atlas.

Vendi i parë mbetet Moldova me rreth 19,700 dollarë, ndërsa Ukraina renditet e treta me 21,000 dollarë.

Ekonomia e Kosovës, thuhet në artikull, mbështetet kryesisht në shërbime, ndërtim dhe remitanca të diasporës, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, të cilat arrijnë në rreth 15 për qind të PBB-së.

Papunësia te të rinjtë qëndron rreth 30 për qind, ndërsa njohja e kufizuar ndërkombëtare vazhdon të pengojë investimet e huaja dhe integrimin në institucionet ndërkombëtare.





Related posts

Building a Bigger Table: My Girl Scout Gold Award Journey With InnovateHER

Irfan Jahiu

SWE Sends Out Membership Milestone Pins for those Celebrating Milestones in FY24 (7/1/2023 – 6/30/2024)

HeForSWE: Perspectives on Allyship Part 1