RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, 21 vjet burgim për dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit

kosove,-21-vjet-burgim-per-dy-te-akuzuarit-per-vjedhjen-e-mbi-2-milione-eurove-ne-thesarin-e-shtetit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtor për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit të akuzuarit Labinot Gruda dhe Kadri Shala, duke i dënuar ata me 21 vjet burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata njoftoi se aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarve u shpall nga gjykatësi Arben Hoti.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Labinot Gruda, zyrtar në Ministrinë e Financave, është shpallur fajtor duke u dënuar me dënim prej 11 vite burgim efektiv dhe 8 mijë e 500 eurove gjobë, derisa po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksionit në administratë publike për 6 vjet.

Kadri Shala, i akuzuari tjetër, pronari i një kompanie ku dyshohet se u transferuan mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është dënuar me 10 vjet burgim efektiv dhe me 33 mijë euro gjobë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor të vitit 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Labinot Gruda ngarkohej për veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “hyrje në sistemet kompjuterike”, “vjedhje e identitetit dhe pajisjes së qasjes” dhe “shpëlarje të parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Kadri Shala.

Sipas aktakuzës, Kadri Shala, akuzohej për veprat penale “shpëlarje të parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda, si dhe për “ndihma” në ndërlidhje me veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti ka ndodhur më 9 tetor të vitit 2020 ndërsa Policia e Kosovës e ka bërë arrestimin e parë lidhur me rastin më 20 tetor për shkak se “deri tek arrestimi i parë ka në qenë duke u zhvilluar hetimet”.

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, lidhur me rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga ky institucion drejt kompanisë ku dyshohet se janë transferuar këto para, ka thënë në atë kohë se veprimi ka qenë krejtësisht individual dhe pa bashkëpunim me eprorët.

Në tetor të vitit 2021, Labinot Gruda dhe Kadri Shala janë deklaruar të pafajshëm kundrejt akuzave të Prokurorisë Speciale për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Related posts

Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia

admin

Osmani për modelet e BE-së për pakicat: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

rezart morina

Një grua shpëtohet në Turqi pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese

rezart morina