RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovë, 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike

kosove,-28-nentori-do-te-jete-dite-pushimi-per-administraten-publike

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e premtja do të jetë ditë pushimi për nëpunësit e administratës publike me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se dita e premte, do të jetë ditë pushimi, duke uruar 28 Nëntorin.

Festa e 28 Nëntorit shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe në të gjithë vendin organizohen aktivitete kulturore e ceremonialet tradicionale.

Kujtojmë se 28 Nëntori për Kosovën është festë e katërfishtë, është: Dita e Flamurit që lidhet me Skënderbeun; Dita e Pavarësisë së Shqipërisë; Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related posts

Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

RTI

Policia jep detaje për vdekjen e 5-vjeçarit nga arma e zjarrit në Vushtrri

admin

Publikohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

admin