RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, krerët e shtetit bënë homazhe në Izbicë

kosove,-kreret-e-shtetit-bene-homazhe-ne-izbice

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit bënë homazhe në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku forcat serbe vranë 147 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, pranë Memorialit të të vrarëve, Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

“Ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por, jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë, në Petrovo Sello dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha se nuk do ta harrojnë kurrë gjenocidin e Serbisë dhe se do të angazhohen përjetë e vazhdimisht si institucione edhe si qytetarë për drejtësinë, për viktimat dhe familjet e tyre.

Kryeministri Kurti kujtoi edhe Mustafë Dragajn, i mbijetuar i masakrës, i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës.

Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt.

Related posts

“Bjellorusia nuk do ta lërë Evropën të ngrijë”, Lukashenko tallet teksa shfaqet duke prerë dru zjarri

admin

27 emigrantë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën

rezart morina

Italia goditet nga një tërmet

admin