RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe BotëTurqi

Kosovë, mijëra pako me gjëra esenciale nisen për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Turqi

kosove,-mijera-pako-me-gjera-esenciale-nisen-per-te-ndihmuar-te-prekurit-e-termetit-ne-turqi

Ambasada e Turqisë në Kosovë, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren, institucionet kosovare dhe me qytetarët kanë mbledhur gjëra materiale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi, transmeton Anadolu.

Siç njofton ambasada, dërgimi i ndihmave për në Turqi po bëhet nëpërmjet avionit dhe me mauna.

Në ndihma janë të përfshirë gjëra të ndryshme esenciale, si “3.161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë dhe 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”.

Para maunës së nisur për në Turqi janë vendosur flamuj të Kosovës dhe Turkiyes me mesazhin “Shërohu shpejt Turqi”.

Autoriteteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë (AFAD) ka bërë të ditur së fundi se të paktën 31.643 persona humbën jetën nga dy tërmetet e fuqishme me qendër në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt.

Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Related posts

A e ngritën alienët monolitin misterioz pranë Las Vegasit? Ja shpjegimi dhe arsyeja pse gjërat e pashpjegueshme na magjepsin kaq shumë

admin

U helmuan nga një prej viktimave, në gjakun e 6 të vdekurve në hotelin luksoz u zbulua lëndë kimike! Ç’ndodhi në suitë

admin

SHBA forcon aleancat në Indo-Paqësor, shkak bëhen kërcënimet e sigurisë që paraqet Kina

admin