RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: 2024-ta do të jetë vit i Maqedonisë evropiane

kovacevski:-2024-ta-do-te-jete-vit-i-maqedonise-evropiane

Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizon konferencën vjetore dyditore të titulluar “Viti i mundësive evropiane”, ku po mbahet disa panel diskutime në të cilat do të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, sektorit civil dhe profesorë, raporton Anadolu.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për të arriturat ekonomike të vendit, duke theksuar se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë rritur pagat dhe pensionet.

Ai shtoi se viti i kaluar ishte viti i pagesës rekord të mbështetjes financiare për kompanitë, respektivisht 40 milionë euro të paguara për 513 kompani.

“Në këto 6 vite qeveria ka mbështetur 919 kompani vendore me 100 milionë euro për ciklet e tyre investuese, me gjysmë miliardë euro investime të realizuara. Deri në vitin 2017, përkrahja nga shteti për kompanitë vendore ka qenë zero denarë. E gjithë kjo ka rezultuar në ulje të papunësisë, sot për herë të parë kemi papunësi nën 13 për qind, kurse vitin e ardhshëm për herë të parë do të kemi papunësi një-shifrore”, tha Kovaçevski.

Ai foli edhe për integrimet evropiane, duke theksuar se “ne e sollëm vendin në dyert e Bashkimit Evropian”. Kovaçevski përkujtoi se vendi filloi negociatat për anëtarësim dhe përfundoi me sukses fazën e skriningut, duke shtuar se “për ne nuk ka alternativë tjetër”.

“Ky është një vit i vendimeve të brendshme shumë domethënëse. A do të vazhdojmë në rrugën e progresit për të cilën fola pak më parë? Me kë dhe në çfarë mënyre, sa shpejt dhe me çfarë cilësie? Pikërisht ky vit, 2024, është një vit kyç për përshpejtimin e reformave dhe integrimin e përshpejtuar në tregun e përbashkët evropian përpara anëtarësimit të plotë në BE. Ne nuk kemi të drejtë të qëndrojmë në vend, aq më pak të kthehemi prapa”, tha Kovaçevski, duke shtuar se viti 2024 “do të jetë një vit i suksesshëm, do të jetë viti i Maqedonisë evropiane”.

Fjalim mbajti edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi, i cili paralajmëroi për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, koalicioni qeveritar ndërtoi një front evropian të “forcave progresive në vend”.

“Sot, vendi ynë i përbashkët është anëtar i NATO-s, ka hapur negociata me Bashkimin Evropian, është në partneritet strategjik me SHBA-në, ka dyert e hapura në të gjitha vendet anëtare të BE-së, kryeson me OSBE-në. Kjo është Maqedonia jonë të cilës i nevojiten liderë të guximshëm që do të sakrifikojnë vetë, do të bëhen anëtarë të frontit evropian dhe do t’i japin fund ndikimit rus në vendin tonë”, tha Grubi.

Related posts

Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim të statusit të urës së Ibrit

RTI

Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave

admin

Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi, Nagavci: Është përcaktuar qartë karakteri i shtetit

admin