RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vendos nën rrethim qytetin Khan Younis në jug të Gazës

ushtria-izraelite-vendos-nen-rrethim-qytetin-khan-younis-ne-jug-te-gazes

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupat e saj tokësore kanë vënë nën rrethim qytetin Khan Younis, vendbanimin më të madh në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ditët e fundit, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në qytetin Khan Younis, për të cilin më parë pretendonte se ishte një “rajon i sigurt”, ndërsa në fillim të muajit të kaluar e shpalli atë “zonë lufte”.

Ditët e fundit, Khan Younis ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra izraelite nga toka, ajri dhe deti.

“Forcat izraelite kanë kryer sulme në shkallë të gjerë në 24 orët e fundit dhe Khan Younis është i rrethuar nga trupat tokësore”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Khan Younis gjithashtu ishte një strehë për dhjetëra mijëra palestinezë që muajt e fundit u larguan nga veriu i Rripit të Gazës. Tani ata përsëri janë të detyruar të kërkojnë një vend më të sigurt dhe u drejtuan në jug drejt qytetit Rafah.

Po ashtu edhe Rafah tashmë është arenë e një krize humanitare të shkaktuar nga fluksi i refugjatëve nga veriu, kështu që aktualisht ka 1.2 milionë banorë që është katër herë më shumë se popullsia e saj para fillimit të sulmeve izraelite.

Për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme, refugjatët në Rafah kryesisht jetojnë në vendbanime të përkohshme me tenda.

Related posts

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin në Skenderaj ku u arrestuan pesë të dyshuar për krime lufte

admin

Qeveria në Gaza: Ushtria izraelite shënjestroi 30 mijë persona në qendrat e strehimit në Khan Younis

Muhamet Ramadani

Ndihma e BE-së për kufizimin e migracionit nga Afrika mund të thyejë rregullat

admin