RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Kriza energjetike, një mundësi për transformimin energjetik të vendit

kovacevski:-kriza-energjetike,-nje-mundesi-per-transformimin-energjetik-te-vendit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se kriza energjetike me të cilën përballet vendi është edhe një mundësi për transformimin energjetik që është shumë i rëndësishëm për vendin. “Maqedonia e Veriut ka resurse dhe plani është që të shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi në dispozicion për ta bërë vendin një qendër energjetike të energjisë së gjelbër, dhe jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”, deklaroi kryeministri.

I pyetur nëse është arritur një balancë gjatë kohës së tij në zgjidhjen e temave kryesore dhe çështjeve të brendshme, kryeministri thekson se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në. “Kjo do të thotë më shumë investime të huaja dhe vendase. Ato nënkuptojnë punë më shumë dhe më të paguara. Këtë vit janë hapur 2.000 vende pune në kompani që janë investime të huaja direkte dhe që paguhen më mirë se punët e tjera”, deklaroi kryeministri. /shenja

Related posts

Shembja e urës pas përplasjes nga anija, shpëtohen nga uji dy persona, njëri në gjendje të rëndë! Ende mister fati i të tjerëve

admin

Erdoğan: Nuk ka asnjë çështje mes Türkiyes dhe Greqisë që nuk mund të zgjidhet

admin

Avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Muhamet Ramadani