RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski në Berlin: Tregu i përbashkët rajonal e bën rajonin më atraktiv për investitorët

kovacevski-ne-berlin:-tregu-i-perbashket-rajonal-e-ben-rajonin-me-atraktiv-per-investitoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se Samiti i Procesit të Berlinit është historik, sepse vjen në një kohë krize të zgjatur dhe prej tij pritet të dalin hapa konkretë që do të forcojnë bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat, duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria në një kumtesë njofton se kryeministri Kovaçevski i bëri këto komente gjatë seancës për Bashkëpunim Rajonal dhe Tregjet e Përbashkëta Rajonale në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski janë edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Në kumtesë thuhet se në diskutim, të gjithë të pranishmit shprehën mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me një qëndrim të qartë se BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe e suksesshme derisa qytetarët e Ballkanit Perëndimor të marrin pasaportat me flamurin e BE-së.

Në të njëjtën kohë, të pranishmit në fjalimet e tyre theksuan se Procesi i Berlinit nuk paraqet zëvendësim për anëtarësimin në BE, por është një proces që do të sigurojë integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit.

Në seancën e parë të samitit, kryeministri Kovaçevski theksoi se sot përmbushet një pjesë kyçe e obligimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal të miratuar dy vjet më parë, duke shtuar se e gjithë kjo është arritur falë mbështetjes së fuqishme të Qeverisë së Gjermanisë, si nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit, Komisionit Evropian dhe komunikimit intensiv të ekspertëve dhe administratave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vullneti ynë i ndërsjellë politik dhe përkushtimi për bashkëpunim rajonal është rezultat i interesave të pranuara reciprokisht që na inkurajojnë më tej të punojmë në zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe rritjen e atraktivitetit të rajonit për investitorët e huaj”, theksoi kryeministri Kovacevski.

Ai gjithashtu se Maqedonia e Veriut tashmë ka filluar negociatat për anëtarësim në BE me pozita të mbrojtura identitare dhe është në proces skriningu, por gjithashtu theksoi se BE nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim duhet të intensifikohen të gjitha iniciativat që do të kontribuojnë në afrimin e rajonit me BE-në.

Samiti i Procesit të Berlinit, i cili këtë vit mbahet në Berlin për herë të parë pas 8 vitesh, synon të intensifikojë bashkëpunimin dhe lidhjen rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët nga Ballkani Perëndimor së bashku me përfaqësuesit e qeverive të vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, gjatë ditës do të diskutojnë edhe për stabilitetin dhe transformimit energjetik të Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat e Procesit të Berlinit dhe çështjeve strategjike.

Related posts

Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

RTI

Avokati i familjes Hajrizi paralajmëron padi ndaj disa personaliteteve

admin

Ga’za, në sulmet e Iz’raelit vr’iten 34 pa’lestinezë, përfshirë 9 fëmijë

admin