RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski takon partnerët e koalicionit, së bashku të ecim drejt Evropës

kovacevski-takon-partneret-e-koalicionit,-se-bashku-te-ecim-drejt-evropes

RMV: Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar partnerët e koalicionit, tw cilwt siç tha ai, i ka informuar për takimet që ka patur në SHBA.

I pari i qeverisë tha se nga Sekretari Blinken morëm shumë falënderime për atë që vendi ynë është aleat i dëshmuar i SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ai tha se Maqedonia e Veriut, mbetet partner strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-së në nivel bilateral.

“Me partnerët e koaliconit në takimin e sotëm u pajtuam se qëllimi jonë është që vendi të ecw para me vendet e botës demokratike. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, vend që kryeson me OSBE dhe punojmë për integrim sa më të shpejtë në BE. Qëllimi i vendit është integrimi në BE deri në vitin 2030”.

Në lidhje me kritikat nga opozita për ndërtimin e autostradave 8 dhe 10 D, Dimitar Kovaçevski i quajti të pabazuara, ndërsa ai njoftoi se verës fillojnë punimet në terren.

“Nëse ktheheni prapa, dhe shihni se çfarë dëgjuam 30-40 ditët e fundit, do të shihni se aty nuk ka asnjë argument. Ato janë akuza të pabaza. Tani më projekti ka filluar me punë, kompania është duke u ekipuar, dhe velrësojë se gjatë verë do të fillojnë punimet fizike në teren. Bëhet fjalë për projekt i cili do të ketë efekt prej 2% në BPV, 8000 vende të reja të punës, 51% nga do të bëhen punimet nga punëtor vendor, që do të thotë vende të reja të punës, dhe në fund do të rezultojë me autostradë modern”.

Ai gjithashtu tha se kështu ndërtohet shteti modern dhe jo nëpërmjet bllokimeve. Koavçevski i ka bërë thirrje partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE do t’i bashkëngjitet bllokut evropian ose do të jetë peng i Levicës. /shenja

Related posts

Escobar: Zbatimi i marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë

admin

Afrika e Jugut parashtron veprim ligjor kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

rezart morina

OKB: Një e katërta e popullsisë së Gazës është nën pasiguri ushqimore katastrofike

rezart morina