RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KPK-ja dhe Prokurori i Shtetit reagojnë ndaj deklaratave të Kurtit e Haxhiut

kpk-ja-dhe-prokurori-i-shtetit-reagojne-ndaj-deklaratave-te-kurtit-e-haxhiut

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencë për media të dielën.

Kurti në konferencë për media tha se 200 gjyqtarë janë marrë me rastet e dhunës seksuale dhe kanë shqiptuar vetëm dënime me gjobë dhe me kusht, si dhe kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

KPK-ja ka thënë se nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar 4 raste që kanë të bëjnë me dhunë seksuale.

“Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit shprehin sërish shqetësimin e thellë lidhur me riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave të pamatura, të paverifikuara ndaj sistemit prokurorial, që po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike nga ana e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Faktikisht, këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial. Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër (4) raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale. Në këtë rast, theksojmë se informacionet e deklaruara sot nga kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze ndaj sistemit prokurorial. KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Related posts

Presidenti gjerman: Kina duhet të bisedojë edhe me Kievin nëse dëshiron paqe në Ukrainë

admin

Iz’raeli su’lmon pa’lestinezët në rajonin që pretendonte se është “i sigurt”

rezart morina

“Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…”/ Albin Kurti flet për raportin me Edi Ramën

admin