RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Dështon iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në komunat veriore

kqz:-deshton-iniciativa-qytetare-per-largimin-e-kryetareve-ne-komunat-veriore

Komisioni qendror zgjedhor ka thënë së ka dështuar iniciativa qytetarë për largimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

kryetar i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptar në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:

Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi

Related posts

Kryeministri indian, Narendra Modi, javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë

admin

Jordania mirëpret njohjen e shtetit palestinez nga disa shtete europiane

admin6

Zvicra me ligj kundër martesës së të miturve, përmendet edhe Kosova

admin