RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lista Serbe: Përfundon farsa e organizuar nga regjimi i Albin Kurtit

lista-serbe:-perfundon-farsa-e-organizuar-nga-regjimi-i-albin-kurtit

Lista Serbe ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në katër komunat veriore të Kosovës, ku u votua për shkarkimin ose jo të krye kryetarëve, raporton teve1.info

Përmes një reagimi në Facebook, LS e ka quajtur farsë të organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizimin e votimeve të 21 prillit.

“Përfundon farsa e organizuar nga regjimi i Albin Kurtit në veri të Kosovës. Dita e sotme ka treguar disa gjëra që duhet të merren parasysh në periudhën e ardhshme, kryesisht nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë”, thuhet në reagimin e tyre.

LS ka shkruar se kjo parti ishte e gatshme të merrte pjesë në zgjedhje, por sipas saj, nuk ka dashur të luaj lojëra të dirigjuara nga Prishtina.

“Së dyti, duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LS-së.

Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë lista serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veri të Kosovës sot, përfundon reagimi.

Related posts

A mundet ShBA-Kina të lënë mënjanë dallimet dhe të gjejnë mes përbashkët?

admin

Rusia sulm me raketa në portin e Odesës! Raportohet për 4 viktima dhe 28 të plagosur, mes tyre dy fëmijë si edhe një grua shtatzënë

admin

Policia bën apel për kujdes në trafik pas reshjeve të borës

admin