RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ hap platformën elektronike për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare

kqz-hap-platformen-elektronike-per-rezultatet-preliminare-te-zgjedhjeve-parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësi të informohen në kohë reale për pjesëmarrjen në votime, të dhëna që publikohen sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve. Po ashtu, aty do të bëhen publike edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i numërimit të votave për subjektet politike zhvillohet në vendvotime, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Ndërkohë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë realizohet në Qendrat Komunale të Numërimit.

Platforma elektronike e KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve është e qasshme në adresën:
https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Related posts

Grupimi BRICS fton 6 vende të reja për anëtarësim

Muhamet Ramadani

Qindra protestojnë në qytetin afgan për djegien e Kuranit në Suedi

admin

Jemen, forcat e lidhura me qeverinë përleshen me Huthit në perëndim të vendit

admin