RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja nesër certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

kqz-ja-neser-certifikon-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën më 8 korrik do të mban mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion.

Ndryshe, mbledhja e radhës do të fillon nga ora 11:00 në selinë e KQZ-së.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, thuhet në njoftim.

Related posts

Izraeli vrau mbi 1.000 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

admin

Disa të vrarë nga sulmi izraelit në Baalbek të Libanit

Irfan Jahiu

Presidenti i Kazakistanit: Unioni Ekonomik Euroaziatik pritet të kalojë 100 miliardë dollarë në tregti në vitin 2026

admin